15 Nëntor 2024

Prezantohen aktet nënligjore të licencimit të mësimdhënësve

Prishtinë, 20 prill - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka prezantuar sot pakon e akteve nënligjore, e cila ka për qëllim rregullimin e fushës së licencimit të mësimdhënësve, avancimit në karrierë, zhvillimit profesional të tyre, procesin e vlerësimit të performancës, funksionalizimin e Këshillit Shtetëror për Licencim të Mësimdhënësve, si dhe procedurat e aprovimit të programeve të trajnimit për mësimdhënës.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, me këtë rast, tha se përmes kësaj pakete, Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Arsimit po e rregullon profesionin e mësimdhënësit si profesion me interes të veçantë publik.

“Këto katër udhëzime administrative ofrojnë një kornizë të shkëlqyeshme të ndërtimit të karrierës për mësimdhënës gjatë gjithë jetës”, tha Ministri, ndërsa theksoi se rruga për përmirësimin e sistemit arsimor janë mësimdhënësit e motivuar, të përkushtuar, të cilët do të ndërrojnë komplet sistemin arsimor.

“Kjo kornizë ofron gjithçka që duhet të bëj një shtet për të bërë profesionin e mësimdhënësit një profesion atraktiv, të kërkuar në tregun e punës, por edhe llogaridhënës”, tha ministri Bajrami.

Në këtë drejtim, ministri Bajrami theksoi nevojën e implementimit të këtyre Udhëzimeve Administrative, të cilat do të fillojnë të zbatohen menjëherë. Prandaj, ai kërkoi partneritetin e komunave që të informojnë mësimdhënësit me rregullat e reja, si punëdhënës të tyre.

Ndërsa, z. Selim Mehmeti, kryetar i Këshillit Shtetëror për Licencim të Mësimdhënësve bëri një prezantim më të detajuar të këtyre dokumenteve që rregullojnë fushën e licencimit dhe zhvillimit të mësimdhënësve në karrierë.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)