Presidentja Jahjaga priti studentë të Universitetin Veror
Prishtinë, 12 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti një delegacion të studentëve pjesëmarrës në Universitetin Veror të organizuar nga Universiteti Amerikan i Kosovës.
Presidentja Jahjaga i njoftoi studentët që vinin nga vende të ndryshme të rajonit dhe të botës, për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, për proceset demokratike nëpër të cilat po kalon vendi, reformat në shoqëri dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në veçanti për të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe gjithë rajonit të Ballkanit.
Presidentja Jahjaga, duke u përgjigjur në interesimin e studentëve për zhvillimet në vend, theksoi se Kosova është faktor paqeje dhe stabiliteti dhe promovuese e fqinjësisë së mirë.