Presidentja Jahjaga priti nxënës të shkollës fillore Ismail Qemali
Prishtinë, 26 nëntor - Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga, priti sot në kabinetin e mësuesen dhe nxënësit e klasës 4/9 të shkollës fillore Ismail Qemali në Prishtinë.
Presidentja Jahjaga i uroi nxënësit për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe u dëshiroi sukses në mësime dhe në jetë, pasi që ata janë e ardhmja e Kosovës.
Nxënësit i dhuruan presidentes Jahjaga një punim që kishte simbolikën e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë të punuar me materiale të ndryshme të ricikluara.