Presidenti Thaçi takoi rektorin e Universitetit të Tiranës
Prishtinë, 30 qershor Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim rektorin e Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni.
Në takim me rektorin Koni, presidenti Thaçi u shpreh se Universiteti i Tiranës ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në edukimin dhe emancipimin e shqiptarëve.
Duhet të ketë një bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet universiteteve publike në Kosovë dhe Universitetit të Tiranës në fushën e shkencës, ka thënë presidenti Thaçi.
Nga ana tjetër, rektori Koni u shpreh krenar që presidenti Thaçi është edhe Dr. Honoris Cause i Universitetit të Tiranës.
Jemi krenarë që një Dr. Honoris Cause i universitetit tonë është njëherësh President i Kosovës. Ju keni pasur një rol përcaktues në avancimin e të drejtave politike të shqiptarëve, theksoi rektori Koni.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e falënderoi mysafirin për gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore të Kosovës dhe Shqipërisë.