28 Dhjetor 2024

Posta lidh marrëveshje me Universitetin e Gjakovës

Gjakovë, 2 dhjetor - Ndërmarrje Publike Posta e Kosovës do të hap një zyrë postare në goditën e Universitetit publik të Gjakovës në të cilën studentët do të kenë mundësi të shfrytëzojnë shërbimet postare dhe të kryejnë të gjitha llojet e pagesave, me provizion të ultë.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha dhe Shaban Buza, rektor i Universitetit “Fehmi Agani”.

“Me rektorin jemi pajtuar që studentëve të Universitetit të Gjakovës të ju mundësojmë të ndjekin mësimin praktik në administratën e Postës së Kosovës. Marrëveshja përfshinë edhe fusha tjera të bashkëpunimit të ndërsjellë”, ka deklaruar Hoxha.

Marrëveshje të ngjashme Posta e Kosovës ka nënshkruar edhe me shumicën e universiteteve publike në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)