Politika të largohet nga arsimi
Prishtinë, 29 dhjetor - Ish-rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu, nuk është shprehur i shqetësuar me raportin e fundit të PISA-s për Kosovën pasi ky vlerësim, sipas tij, është pritur.
Në intervistën dhënë Zërit ai kërkon nga Qeveria të ndërtojë infrastrukturën ligjore dhe jo të rehatojë ministra, këshilltarë, shefa kabinetesh e zyrtarë të tjerë të lartë në jetën akademike... Ai kërkon që politika të largohet nga arsimi.
Presidenti i vendit dhe kryeministri i shmangen realitetit në arsim me qëllim që të fshehin përgjegjësinë e tyre për gjendjen e krijuar.
Kështu vlerëson ish-rektori i Universitetit të Prishtinës (UP) Hasan Prishtina, Ramadan Zejnullahu.
Në intervistën dhënë për Zërin Zejnullahu kërkon që politika të qëndrojë larg arsimit.
Kosova i ka kapacitetet ta ndryshojë këtë gjendje, por duhen larguar nga arsimi politika dhe shërbimet e fshehta të saj, thotë Zejnullahu, i cili thotë se testi i PISA-s ka qenë i pritshëm.
/Zëri/