30 Dhjetor 2024

Politika mos t'i fut duart në Shkollat e Kosovës

Prishtinë, 24 mars - Prindërit e Republikës së Kosovës kanë deklaruar se ndjehen tejet të shqetsuar me tendencat e liderëve politik dhe Partive politike për politizimin e shkollave dhe përdorimin e nxënësve dhe fëmijëve për aktivitete politike apo organizime të ndryshme jasht planprogramit të hartuar nga Organet legjitime Arsimorere të Kosovës.

Andaj përmes kësaj komunikate për media Këshilli i Prindërve të Kosovës apelon Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Kryetarët e Komunave të Kosovës, Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit në të gjitha Komunat e Kosovës, Inspektorët Arsimor, Drejtorët e Shkollave, Prindërit e në veqanti liderët e Subjekteve politike që një gjë e tillë mos të lejohet dhe shkollat ta ruajn pavarësinë dhe neutralitetin politik e kurrësesi të shëndrrohen në poligone të militantëve politik.

 Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Bajram Beqiri ka thënë së askush nuk ka të drejtë të cenoi larinë e mësimit dhe edukimit të fëmijëve tonë dhe askush nuk ka të drejtë të përdorë fëmijët për kurrëfar interesi personal, grupor, politik,  fetar  apo çfarëdo aktiviteti tjetër që bie në kundërshtim me ligjin për Arsimin parauniversitar të Kosovës dhe ligjeve dhe konventave tjera ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)