23 Dhjetor 2024

Policia serbe në Preshevë konfiskon Abetaren e Kosovës dhe Shqipërisë

Preshevë, 8 nëntor - Policia serbe ka organizuar një aksion të madh të konfiskimit të librave shqip në shkollën fillore të fshatit Raincë në komunën e Preshevës.

Aksionin e ka konfirmuar edhe kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa.

“Kanë ardhur forca të shumta policore dhe kanë hyrë nëpër klasë për të konfiskuar librat shqip, duke përfshirë Abetaren mbarëkombëtare.\"

\"Kjo është e palejueshme, skajshmërisht e kundërshtueshme, që ky tmerr të ndodhë për ne. Ne nuk mësojnë dot cirilikë, më parë do të mësonim anglisht ose gjermanisht”, ka thënë Mustafa.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi që të flasë me Dacicin dhe të ndalojë aksione të tilla, sepse “ne nuk mund të paguajmë dhe të ndalojmë aksione të tilla”, sepse, siç është shprehur ai, “ne nuk mund të paguajmë çmimin për pavarësinë e Kosovës”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)