Pezullohet punësimi i stafit akademik mbi moshën 65-vjeçare
Prishtinë, 7 dhjetor - Universitetet publike dhe kolegjet private nuk mund të punësojnë në mësimdhënie, ushtrime apo mentorim profesorët që kanë arritur moshën mbi 65 vjeç.
Ministria e Arsimit, nëpërmjet një vendimi ka pezulluar dispozitën ligjore, përkatësisht pikën 3.5 të nenin 11 të Udhëzimit administrativ mbi akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë (IAL), i cili lejonte punësimin e stafit akademik deri në moshën 70-vjeçare, shkruan sot Koha Ditore.
Pezullimi është bërë me arsyetimin se kjo dispozitë është në kundërshtim me Ligjit të punës, i cili përcakton moshën e të punësuarit deri në 65 vjeç.
/Koha Ditore/