Pezullohet greva e arsimit
Prishtinë, 3 maj - Këshilli i Përgjithshëm i SBASHK-ut në takimin e mbajtur sot në Prishtinë me shumicë votash ka vendosur që ta pezullojë grevën e mësimdhënësve.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë për Epokën e re se nesër (hënë) do të fillojë mësimi në të gjitha shkollat e Kosovës.
Ai ka shtuar se në rast të mospërmirësimit të gabimeve, që ndodhën në listën e pagave dhe asaj të përvojës së punës, SBASHK-u do ta rinisë prapë grevën.