Pezantohet niveli i kualifikimit për asistent për fëmijë me nevoja të veçanta
Prishtinë, 18 shtator - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARr), për herë të parë në sistemin formal të arsimit në Kosovë do të prezantojë nivelin e 5-të të kualifikimit “Asistent për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore” që është zhvilluar nga PEARSON – Institucion prestigjioz Britanik, ndërsa është financuar nga projekti Lux-Development.
Gjatë viteve të fundit Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARr), të mbështetur nga donatorët, kanë reformuar sistemin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë dhe si rezultat i këtyre reformave janë themeluar Qendrat e Kompetencës (QK) të financuara nga Qeveria Norvegjeze dhe ajo e Luksemburgut.
QK –të, në koncept dallojnë nga shkollat profesionale në disa aspekte, si në infrastrukturën moderne, pajisjet e sofistikuara, cilësinë e mësimdhënies, realizimit të aftësimit praktik të nxënësve, bashkëpunimit me bizneset, zbatimin e kurrikulave modulare, bashkëpunimin me institucione vendore dhe ndërkombëtare si dhe në zhvillimin e modelit të biznesit.
Në Kosovë janë gjithsej katër Qendra të Kompetencës: në Skenderaj, Malishevë, Ferizaj dhe Prizren, të cilat kanë edhe rolin multi funkcianal, ku përveç programeve të rregullta 3 vjeçarë, të ofrojnë edhe kurse të shkurtëra për të gjithë të rriturit të cilët kanë nevojë të marrin një kualifikim të ri, të rikualifikohen apo të ngrisin njohuritë dhe kompetencat e tyre dhe t’i përgjigjen nevojave të tregut të punës.
Gjatë vitit 2016, MASHT në bashkëpunim me AAAPARr, mori iniciativë që për herë të parë në sistemin formal të arsimit të prezantojë edhe nivelin e 5 të kualifikimit “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore” që është zhvilluar nga PEARSON – Institucion prestigjioz Britanik, ndërsa është financuar nga projekti Lux-Development. Pearson është kompani udhëheqëse për mësim-nxënie në botë, me 40.000 të punësuar në më shumë se 70 vende që punojnë për të ndihmuar njerëzit e të gjitha moshave për të bërë progres të matshëm në jetën e tyre përmes të të mësuarit.
Kualifikimi “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore” i jep kandidatit një mundësi për të:
zhvilluar njohuri me rol specifik dhe më të gjerë teknik përmes studimit të rolit të asistentit për nevoja të veçanta në shkolla speciale me individë, në grupe të vogla, klasat e bashkangjitura dhe klasa në shkollat ​e rregullta për nxënësit me nevoja të veçanta;
zhvilluar një bazë të njohurive dhe të kuptuarit në nivel 5 bazuar në Standardet Kombëtare Profesionale për Asistentë të Mësimdhënies për Nxënës me Nevoja të Veçanta;
arritur zhvillimin personal ose progresin në kualifikime të tjera profesionale në nivelin e 6 dhe më lart për të zgjeruar programin e tyre të studimit me anë të një kualifikimi plotësues të zhvillimit.
Kualifikimi i nivelit 5 “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore” do të ofrohet për 50 kandidatë të ndarë në dy grupe. Për grupin e parë të kandidatëve ky kualifikim do të ofrohet në QK Ferizaj, ndërsa për grupin e dytë në Qendrën Burimore në Prishtinë.