Pesë shkolla të Prishtinës kërkojnë nivelizimin e pagave
Prishtinë, 18 nëntor - Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat ka njoftuar se punëtorët teknik të pesë shkollave të Prishtinës: Gjergj Sfishta, Ismail Qemaili, Asim Vokshi, Naim Frasheri, Dardani mbajtën takim të përbashkët me Sindikatën e Pavarur të Sektorit Privatë të Kosovës.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur te Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se pas shume diskutimeve, ishte vendim se punëtorët e këtyre shkollave donë nivelizimin e pagave sikurse kolegët e shkollave tjera të Komunës së Prishtinës, as me shumë as më pakë.
\"Mos respektimi i nivelizimit të pagave do të reflektoi negativisht dhe ne detyrohem të marrim veprime konform rregullave ligjore\", ka theksuar Azemi.