Përurohet shkolla “Xheladin Gashi- Plaku” në Komoran
Prishtinë, 25 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të bëjë përurimin e renovimit të ShFMU “Xheladin Gashi- Plaku” në Komoran.
Ceremonia e përurimit organizohet sot dhe do të marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Projekti i renovimit gjeneral të shkollës ka kushtuar rreth 270 mijë euro.