Përurohet shkolla fillore Skender Çeku në Qyshk të Pejës
Pejë, 26 shtator - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka përuruar sot shkollën fillore në Qyshk të Pejës.
Në ceremoninë e përurimit të kësaj shkolle, ministri Buja përveçqë u shpreh i lumtur për shkollën e re, ai foli edhe për emocionin që i jep fakti se kjo shkollë
Ju, mësimdhënës dhe nxënës të dashur të kësaj shkolle, ta dini se keni përgjegjësi të dyfishtë: që ta gëzoni shkollën e re dhe gjithsesi ta nderoni emrin e madh të Skender Çekut, ka thwnw ministri Buja.
Ministri Buja më pas theksoi faktin se Qeveria e Kosovës po investon vazhdimisht në infrastrukturën shkollore për të siguruar ambient sa më të mirë dhe të përshtatshëm për mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Ministri Buja theksoi se qeveritë e vendeve të zhvilluara të botës investojnë shumë në arsim, sepse nga arsimi varet e ardhmja dhe krijohen strukturat udhëheqëse dhe ekspertët e fushave të ndryshme.
Në fund, ministri Buja, pasiqë uroi të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit për shkollën e re, i porositi që të angazhohen dhe bashkarisht ta ruajnë shkollën e tyre.
Në këtë ceremoni festive mori pjesë edhe ministri i FSK-së, Agim Çeku, ndërsa kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha, theksoi rëndësinë që ka një shkollë e re në ngritjen e cilësisë në arsim.
Kostoja e ndërtimit të këtij objekti shkollor është 1,152,758.95 euro, ndërsa përveç ndërtimit të objektit, MAShT e ka pajisur atë edhe me inventar të nevojshëm shkollor.