Përurohet Shkolla Fillore e Mesme e Ulët në Sllapuzhan të Suharekës
Prishtinë, 30 shtator - Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të marrë pjesë në përurimin e objektit të ri të Shkollës Fillore dhe te Mesme të Ulët në fshatin Sllapuzhan të Suharekës.
Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe autoritetet komunale.
Ceremonia e përurimit organizohet sot duke filluar nga ora 15:00.