25 Dhjetor 2024

Përurohet rinovimi i oborrit të shkollës “Haxhi Zeka” në Istog

Istog, 17 dhjetor - Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë bën inaugurimin e projektit “Rinovimi i oborrit të shkollës “Haxhi Zeka” në Istog”.

Ky projekt është pjesë e Programit të BE-së “Kosova e bukur”, i cili mbështet komunat në përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe sociale, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët e tyre, por edhe për të krijuar vende pune afatshkurtra për personat jo të punësuar për një kohë të gjatë në Kosovë.

Gjithsej 120,227.23 euro janë shpenzuar për këtë projekt. Projekti konsiston në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe kushteve mjedisore për studentët dhe banorët e Istogut përmes ndërtimit të fushës sportive shumëfunksionale, ndërtimit të shtigjeve për këmbësorë, instalimit të rrethojave, ndriçimit, bankave dhe shportave për hedhurina dhe krijimit të zonës së gjelbër.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)