15 Nëntor 2024

Përurohet projekti i Shkollës Fillore “Zenel Salihu”

Prishtinë, 19 maj - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë të ditur se sot do të bëhet inaugurimi i projektit të Shkollës Fillore “Zenel Salihu”.

 Ky projekt sipas kësaj zyre është pjesë e-Punësimit përmes programit “Kosova e bukur”, i cili mbështet komunat në përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe sociale, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët e tyre, mirëpo edhe për të gjeneruar vende pune afatshkurtra për personat e papunësuar për një kohë të gjatë në Kosovë. 

Përmes këtij projekti është ndërtuar një shkollë e re me 520m2 e cila do të akomodojë 115 nxënës dhe 15 mësimdhënës.

Në të kaluarën, këta nxënës ndiqnin mësimin në një ndërtesë shumë të vjetër, e cila kishte kushte teknike shumë të këqija dhe nuk ishte e sigurt.

Përveç ndërtesës së re të shkollës, është ndërtuar edhe një oborr i ri shkolle me shtigje për ecje, hapësira të gjelbra, ulëse, ndriçim dhe shporta për hedhurina.

Gjithsej 164,490€ janë shpenzuar për këtë projekt, përfshirë kontributin e komunës me 37,000€.

Ndikimi i këtij projekti në punësim është si në vijim: janë krijuar gjithsej 34 vende pune, përfshirë 27 persona të regjistruar si të papunësuar për një kohë të gjatë në Qendrën për Punësim. Prej 27 personave janë punësuar 1 person nga grupet minoritare dhe 8 të rinj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)