29 Prill 2024

Përurohet objekti i shkollës për aftësime profesionale

Mitrovicë, 28 tetor - Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Fatmir Shurdhaj dhe kryetari i komunës, Avni Kastrati, përuruan të hënën objektin e ri të Shkollës për Aftësime Profesionale në Mitrovicë.

Ata e vlerësuan këtë si një investim të rëndësishëm për Mitrovicën, meqë do të krijoj mundësi të mëdha për kualifikimin e të papunëve.

Zëvendësministri Shurdhaj, tha se Qeveria e Republikës së Kosovës, ka investuar shumë në Mitrovicë në të gjitha fushat.

“Në këtë rast kemi të bëjmë me një objekt të ri për shkollën profesionale këtu, e cila ofron mundësi të mëdha kualifikimi për të rinjtë, të cilët do të jenë të përgatitur për tregun e punës”.

Ndërsa, kryetari Kastrati, falënderoi zëvendësministrin Shurdhaj për mbështetjen e vazhdueshme për projekte të ndryshme që janë realizuar në Mitrovicë.

“Janë realizuar projekte të ndryshme për të përmirësuar cilësinë e jetës në qytetin tonë dhe shumë prej këtyre projekteve janë mbështetur pikërisht nga MPMS”.

Kryetari Kastrati, theksoi se investimet në fushën e arsimit kanë përmirësuar dukshëm edhe cilësinë e punës në shkollat e Mitrovicës. “Për shumë vite pas luftës nxënësit mitrovicas janë përballur me mungesë të hapësirës shkollore, ndërsa tani gjendja ka ndryshuar rrënjësisht për të mirë”.

Drejtori i Shkollës për Aftësime Profesionale, Ahmet Mustafa, sqaroi se projekti për ndërtimin e objektit të ri shkollor me një hapësirë prej 1916 metrash katrorë është realizuar me mbështetje të MPMS që ka ndarë 608 mijë euro.

“Momentalisht jemi duke punuar në shtatë programe të ndryshme; kuzhinë, ndërtimtari, IT, administrim biznesi, tekstil, zdrukthëtari dhe saldim, që zgjasin nga tre muaj për çka kandidatët nuk paguajnë asgjë”.

Objekti është ndërtuar nga kompania “Valoni”.           

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)