15 Nëntor 2024

Përurohet objekti i shkollës 28 Nëntori në Raushiq të Pejës

Pejë, 16 shtator - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të objektit të ri të shkollës fillore dhe të mesme të ulët \"28 Nëntori\" në fshatin Raushiq të komunës së Pejës.

Me këtë rast, ministri Bajrami, uroi të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit për objektin e ri të shkollës së fshatit, “një shkolle me një traditë gati 70 vjeqare, shkollë e cila ka qenë vatër edukimit, e ngritjes së brezave të rinj, jo vetëm në frymën e edukimit, por edhe në frymën e mbrojtjes së vendit, ngase shumë nxënës të kësaj shkolle kanë rënë në alatrin e lirisë”.

“Të gjithë jemi krenar për historikun dhe traditën e kësaj shkolle, por njëkohësisht jemi të vendosur që krahas këtij objekti modern të mundësojmë një ngritje të cilësisë në sistemin arsimor, në mënyrë që nxënësve tanë të ju sigurojmë një edukim cilësor, i cili do të sigurojë një përparim të përgjithshëm të vendit”, tha Ministri.

Ministri Bajrami, në fund, ka falënderuar të gjithë ata që dhanë kontribut për ndërtimin e kësaj shkolle, ndërsa tha se MAShT do të ndihmojë të plotësohet edhe me pajisje moderne, që të mundësohet një mësimdhënie moderne, që kjo shkollë të mos jetë vetëm një vatër edukimi, por vatër e ngritjes së personalitetit të të rinjve tanë.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Xhavit Haliti dhe deputetë të zonës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)