Përurohet objekti i ri shkollor në fshatin Lukinjë të Hasit
Prizren, 26 nëntor - Komuna e Prizrenit ka njoftuar se sot do të bëhet përurimi i objektit të ri shkollor në fshatin Lukinjë të Hasit.
Prezentë në përurimin e objektit do të jenë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi.