Përurohet objekti i ri i shkollës “Sadedin Hajda” në Rahovec
Rahovec, 8 prill - Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar edhe nga nënkryetari, Fatmir Iska dhe Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, në prani të mësimdhënësve, nxënësve dhe qytetarë qytetarëve, ka bërë përurimin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Sadedin Hajda” në qytetin e Rahovecit.
Kryetari Latifi ka thënë se ndërtimi i objektit të kësaj shkolle dhe sallës së edukatës fizike, ishte projekt i investuar nga ish Ministria e Administratës Publike, që tash quhet Ministria e Punëve të Brendshme.
Ndonëse projekt i vonuar në kohë, sepse punimet kishin nisur në vitin 2017, ne sot jemi të lumtur që më në fund u finalizua.
“Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Sadedin Hajda” deri më sot mbanin mësim në Shkollën e Mesme Profesionale, në ndërrimin e pasdites, ku edhe nuk e kishin as kohën e as hapësirën e mjaftueshme për të zhvilluar normalisht procesin edukativo-arsimor. Objekti i ri, që u përurua sot dhe salla e edukatës fizike janë të standardeve më të larta bashkëkohore dhe mundëson që nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle t’u ofrohen kushte shumë të mira."
"Objekti i ri i shkollës në vete përmban 3 klasa për edukimin parafillor, të gjitha klasat për klasat e Shfmu-së, ka sallë leximi, bibliotekë, sallën e kabinetit të teknologjisë informative, sallën për pajisje laboratorike, ashensor dhe të gjitha hapësirat e nevojshme për mbajtjen, zhvillimin dhe avancimin e procesit edukativo- arsimor në nivelet më të larta të cilësisë. Urime dhe ta gëzoni shkollën e re, të dashur nxënës, mësimdhënës e prindër”, është shprehur kryetari Latifi në fjalimin e tij.