Përurohet objekti i ri i shkollës në Duhël të Suharekës
Prizren, 4 shtator - Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2017/2018, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të përurojë objektin e ri për shkollën “Sadri Dula” në Duhël të Suharekës.
Po ashtu, ministri Arsim Bajrami gjatë ditës së sotme do të vizitojë shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren, në lagjen Ortakoll.
Ministria e Arsimit njofton se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor.