Përurohet objekti i ri i gjimnazit Hajdar Dushi në Gjakovë
Prishtinë, 20 dhjetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Ramë Buja dhe kryetari i komunës së Gjakovës, Pal Lekaj përuruan objektin e ri të gjimnazit Hajdar Dushi në Gjakovë.
Me këtë rast ministri Buja ndër tjera tha se ndjehet i gëzuar që përuron një shkollë të bukur e cila do të ofroi kushte nxënësve dhe mësimdhënësve për mësim më cilësorë në të ardhmen.
Të investosh në arsim, do të thotë të investosh në ardhmëri dhe ne këtë po e bëjmë dita ditës, si qendra ashtu edhe komuna, tha ministri Buja dhe shtoi se për ndërtimin e kësaj shkolle , Ministria e Arsimit, ka investuar 2,120,197.69 .
Në vazhdim ministri Buja tha se për Gjakovën nuk përfundojnë këtu investimet.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe vet qytetit juaj ka ambicie që Gjakovën ta bëjë qytet universitarë dhe kjo ide ka filluar të sendërtohet . Ju tashmë e keni dhuratën më të mirë të mundshme për këtë fund. Ta ruani që ta gëzoni , urime dhe e gëzofshi, ishin fjalët përurues të ministri Buja.
Të pranishmit i përshëndeti edhe i pari i komunës së Gjakovës , Pal Lekaj si dhe , Bedri Cahani ,drejtor i gjimnazit Hajdar Dushi. Ndërkaq në këtë ceremoni ishin të pranishëm nxënës mësimdhënës, qytetar dhe përfaqësues të spektrit politik të komunës së Gjakovës për të cilët u shfaq një program i shkurtër kulturo-artistik i përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle.
Ndryshe objektit shkollor ka një sipërfaqe bruto 6,318.90 m² m. duke përfshirë Sallën e Edukatës Fizike (ende nuk është finalizuar Salla e Edukatës Fizike), si dhe terrenet e jashtme sportive, hapësirat gjelbëruese etj.
Shkolla ( objekti i ri) , përmban këto kthina: 20 dhoma të mësimit; 8 kabinete ( laboratorë ) ; 4 laboratorë; sallën e arsimtareve ;kthinat administrative; kthina e bibliotekës me leximore; kthina e psikologut; kthina e mjekut te shkollës; 2 kthina te personelit; bufeja e shkollës si dhe hapësira tjera përcjellëse.