Përshëndet fillimi i vlerësimit ndërkombëtar PISA
Prishtinë, 15 prill - Këshilli i Prindërve të Kosovës përshëndet fillimin e vlerësimit ndërkombëtar PISA të nxënësve të Kosovës.
Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës Bajram Beqiri ka thënë së ky aktivitet i filluar sot në Kosovë është një ngjarje e madhe për sistemin e Arsimit në Republikën e Kosovës.
\"Shpresojmë dhe dëshirojmë që organizimi i kësaj ngjarje të rëndësishme të jetë në nivelin e duhur dhe se të gjithë arterët e duhur të jenë mobilizuar me kohë dhe të përkrahin zhvillimin e këtij aktiviteti\", theksoi Beqiri.
\"Nxënësve të përzgjedhur u urojmë fat dhe arritshmëri të lartë në këtë test ndërkombëtar, kurse nga prindërit kërkojmë që të jenë pjesë aktive e këtij procesi duke ndihmuar dhe motivuar fëmijët e tyre.\"