Përsëritet testi i maturës
Prishtinë, 5 korrik - Testi i Maturës, përsëritet sot për maturantët, të cilët më datën 14 qershor i ishin nënshtruar testimit në Qendrat e Testimit: Gjilan qendrat nr. 8, 13, 22 dhe 24; Skenderaj qendra nr.2; Lipjan qendrat nr. 13 dhe 15.
Maturantët, të cilët pjesës së parë të testit (Gjuhë amtare, Matematikë dhe Gjuhë Angleze), i ishin nënshtruar në këto shtatë qendra, kësaj radhe janë riorganizuar në 19 qendra.
Për këto qendra, Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM), mori vendim ditë më parë që të anulohen rezultatet e testit, pasi që gjatë këtij procesi ishin raportuar parregullsi.