23 Dhjetor 2024

Përmbylljet projekti për Firma Ushtrimore “Ekonet”

Prishtinë, 4 qershor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të projektit për Firma Ushtrimore “EKONET”, projket ky i cili ka filluar në Kosovë 8 vite më parë.

Ministri Buja, me këtë rast, tha se është mirënjohës ndaj Qeverisë së Austrisë për përzgjedhjen e arsimit, si shtyllën kryesore të angazhimit të vet në Kosovë, ndërkaq projektin e Kultur-Kontakt Austria“EKONET”, e vlerësoi shumë përfitues dhe shembull të përvojës së mirë në avancimin e njohurive praktike të të rinjëve për tregun e punës.

“Projekti i Kultur-Kontakt Austria ka ndihmuar dhe përgatitur djemtë dhe vajzat tona për të qenë real në punësimin e tyre. Stimulimi i tyre te mësimi teorik për ta bërë anën praktike, ka qenë shumë i rezultatshëm dhe ky refkeltim ka qenë shumë pozitiv, tek jo më pak se 130 firma ushtrimore. Kjo ka qenë  e shtrirë tek drejtimet bujqësore, ekonomike dhe teknike”, është shprehur ministri Buja.

Më tej, ministri Buja tha se anët pozitive të këtij projekti janë të dukshme, ashtu siç është edhe ndihma e vazhdueshme e Qeverisë së Austrisë, në të gjitha fushat e arsimit kosovar, në çështjen e ngritjes së kapaciteteve akademike dhe në realizmin edhe teknik në arsimimin e të rinjëve.

Ndërsa, ambasadori i Austrisë në Kosovë, Johann Brieger, tha se gjatë kohës së zbatimit të projektit të “EKONET-it” nëpër shkolla të ndryshme të Kosovës, kishte  rastisur shumë herë të takonte nxënës shumë të motivuar, të cilët kërkonin mundësi për të fituar përvojë dhe për të treguar talente të shumta.

“Koncepti i firmave ushtrimore përfaqëson një bërthamë të vogël të sistemit të arsimit, i cili është bërë sekret i suksesit austriak, në luftimin e papunësisë në mesin e të rinjve”, tha Brieger.

Projekti për Firma Ushtrimore “EKONET” i Kultur-Kontakt Austria ka filluar së zbatuari në vitin 2005, përmes themelimit të më shumë se 130 firmave ushtrimore, në 70 shkolla të vendit.

Ky projekt kishte për qëllim përmbushjen e nevojave të tregut, përmes angazhimit të të rinjëve në nxënien e përvojës praktike, në kompani të ndryshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)