Përmbyllet Universiteti Veror Ndërkombëtar të Prishtinës
Prishtinë, 2 gusht - Edicioni i 13-të i Universitetit Veror Ndërkombëtar të Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, i cili filloi më 22 korrik, u përmbyll sot, më 2 gusht, me një ceremoni, e organizuar pranë Bibliotekës Kombëtare.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Hasan Prishtina, prof.dr.Ibrahim Gashi, në fjalën e tij drejtuar studentëve dhe profesorëve ka thënë se përparësia e këtij edicioni është që studentët të cilët kanë marr pjesë nga gjithë bota, kanë pasur mundësi që të thellojnë njohurit e tyre, kanë shkëmbyer përvoja të ndryshme dhe kanë krijuar miqësi dhe kujtime të përhershme.
E veçanta e këtij edicioni është diversiteti dhe interdisiplinariteti e kurseve që janë organizuar dhe vijuar nga pjesëmarrësit e këtij edicioni, ka thënë rektori Gashi.
Ndërsa ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ka theksuar se organizimi i këtij Universiteti është kontribut që e bëjnë edhe për Kosovën, sepse studentët që kanë ndjekur kurset në të ardhmen mund të bëhen personalitete të rëndësishme dhe të kenë ndjesi pozitive për vendin tonë.
Ndërsa profesori nga SHBA-të, Curtys Youngs, është shprehur i kënaqur me eksperiencën që e ka fituar këtu dhe ka thënë se Prishtina ka arritur që në universitet të ketë studentë të vendeve të ndryshme.
Eksperienca në Universitetin Veror të Prishtinës, ka qenë një gjë që ma ka ndryshuar jetën pasi që nuk e kam ditur çka do të pres para se të vij këtu, mirëpo mund të them se Universiteti i Prishtinës është në maje të atyre organizimeve të universiteteve botërore, ka thënë profesori Youngs.
Ndërsa studentët ndërkombëtar pjesëmarrjen e tyre e kanë konsideruar si një përvojë unike duke u njoftuar me student me prejardhje të ndryshme dhe arsimim të ndryshëm.
Universitetit Veror Ndërkombëtar i Universitetit të PrishtinësHasan Prishtina është mundësuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, ambasada Norvegjeze, Këshilli i Britanik, Komuna e Prishtinës, ambasada Amerikane, Kryqi i Kuq Ndërkombëtarë, UNICEF dhe Uji Rugova.
Ndryshe këtë vit janë ofruar 24 kurse të ndryshme me ligjërues nga SHBA, BE dhe Kina, ku morën pjesë rreth 600 studentë vendor dhe të huaj.