Përmbyllet Shkolla+ e Projektit ATOMI
Prishtinë, 10 korrik - Qendra ENCOMPASS sot organizon ceremoni solemne me rastin e përfundimit të Shkollës+ të Projektit ATOMI, e cila ka nisur prej muajit tetor 2013 dhe ka përfunduar në muajin maj 2014.
Shkolla+ është organizuar për të gjithë nxënësit e përzgjedhur gjatë dy cikleve të para të Projektit ATOMI, nga të gjitha shkollat e mesme të ulëta dhe të larta të Kosovës.
Në këtë ceremoni solemne, përveç këtyre nxënësve, prindërve të tyre dhe profesorëve të Shkollës+, do të marr pjesë edhe Rektori i Universitetit Hasan Prishtina, Z. Anton Berishaj.