Përmbyllët projekti i BE-së "Së bashku për mësimnxënie cilësore"
Prishtinë, 12 janar - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të marrë pjesë në konferencën zyrtare përmbyllëse të Projektit të Binjakëzimit të BE-së \"Së bashku për mësimnxënie cilësore\".
Kjo Konferencë, e cila ka për qëllim festimin e tre vjet të punës në përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë organizohet nga MAShT në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Omnia - Autoriteti i Përbashkët i Arsimit në qytetin Espoo në Finlandë dhe KulturKontakt Austria.
Konferenca sot në amfiteatrin e Fakultetit të Edukimit në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.