24 Dhjetor 2024

Përmbyllet konferenca për arsimin dhe aftësimin profesional

Prishtinë, 7 maj - Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa mori pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit “SIVET- Gjithëpërfshirja sociale në arsimin dhe aftësimin profesional”, i cili është realizuar nga Kultur Contact Austria, në pesë shkolla profesionale në Kosovë.

Zëvendësministri Mustafa, me këtë rast the se, çështja e gjithëpërfshirjes është obligim kushtetues që e ka Republika e Kosovës, për arsye se këtë e parashohin edhe Ligji për Arsimin Parauniversitar dhe Ligji për Arsimin e Lartë, por në të njëjtën kohë është edhe pjesë e Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë 2011- 2016.
 
Mustafa, theksoi se MAShT e ka mirëpritur këtë projekt të Austrisë, duke ditur se përfitimet e shkollave do të jenë të mëdha.


“Shkollat, të cilat janë përzgjedhur në këtë projekt kanë arritur me sukses t’i përvetësojnë praktikat që janë ofruar prej grupit të ekspertëve”, u shpreh zv/ministri Mustafa, i cili theksoi se ky program është njëri nga trajnimet, që është akredituar në afat rekord. Ndërsa, ai foli edhe për ndihmën e jashtëzakonshme që Qeveria e Austrisë i ka bërë sektorit të arsimit në Kosovë përmes njohjes së diplomave, ndarjes së bursave për studime, e së fundi edhe përmes projektit prej 5 milion euro, i cili parashihet të shfrytëzohet për digjitalizimin e maturës dhe vlerësimeve të tjera të jashtme që organizon Ministria e Arsimit.


Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Johann Brieger tha se, ky projekt është një eksperiencë e mirë për nxënësit dhe mësimdhënësit, sa i përket krijimit të një klime shkollore gjithëpërfshirëse në aspektin shoqëror.


Projekti “SIVET- Gjithëpërfshirja sociale në arsimin dhe aftësimin profesional”, përkrahë përpjekjet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për krijimin e mundësive dhe për promovimin e gjithëpërfshirjes në arsimin dhe aftësimin profesional, në linjë me prioritetet e Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë 2011- 2016.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)