Përmbyllët Java kundër braktisje së shkollimit
Gjatë këtyre ditëve, MAShT ka organizuar një sërë aktivitetesh në shkollat e Kosovës, në lidhje me këtë temë.
Sipas PSAK dhe Planit kundër braktisjes, MASHT/ EPRBMSH e shënon si ngjarje të përvjetshme Javën kundër braktisjes së shkollimit, me moton” Mundësi të barabarta në arsim për të gjithë”.
Me këtë rast shpërndahen doracakët për EPRBM, broshura, raporti i monitorimit të DKA-ve dhe shkollave, si dhe ndahen mirënjohje dhe shpërblimet për shkollat më aktive në trajtim të braktisjes.
Për të siguruar qasje të barabartë në arsim, MASHT ka treguar përkushtimin e veçantë në trajtim të problemit të braktisjes.
Kështu, në vazhdimësinë e aktiviteteve për zbatimin e legjislacionit vendor ( Ligjit të arsimit parauni-versitar dhe akteve nënligjore), Konventës për të drejtat e fëmijëve, Planit Strategjik të Arsimit dhe Planit kombëtar të Veprimit kundër Braktisjes së shkollimit, MAShT në vitet e fundit i ka realizuar një varg aktivitetesh: