Përmbaruesit Privat pajisen me certifikata
Në fjalimin e saj Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka thënë se me themelimin e Institutit të Përmbarimit Privat, Republika e Kosovës ka bërë një hap shumë të rëndësishëm në sferën e sundimit të Ligjit, me çrast kreditorëve ju është rritur siguria juridike lidhur me obligimet e debitorëve ndaj tyre.
"Unë, si Ministre e Drejtësisë, do të jem e përkushtuar veçanërisht për Përmbarimin Privat, andaj, kërkoj nga ju që të vazhdoni edhe më tej me përgatitjen tuaj profesionale, për të ushtruar profesionin e denjë të përmbaruesit privat."
"JU, Përmbaruesit Privat me kontributin tuaj do të ndihmoni në zvogëlimin e lëndëve në gjykatat e Republikës së Kosovës, pasi që gjysma e lëndëve kanë të bëjnë me ekzekutimin e tyre dhe mbi të gjitha, qytetarëve të Republikës së Kosovës do tu mundësohet qasja më e lehtë dhe më e shpejt në drejtësi."
Duke vlerësuar punën e palodhshme të komisionit për dhënien e provimit për Përmbarues Privat, kërkoj që edhe më tej komisioni të vazhdoj me përzgjedhjen e kandidatëve të rinj, çdo herë duke respektuar procedurat ligjore.
"Kërkoj nga ju si dhe nga përmbaruesit tjerë që çdo herë të veproni në harmoni me Ligjin dhe aktet tjera nënligjore si dhe etikën profesionale."
"Krejt në fund, ju uroj shëndet, punë të mbarë dhe gjithë të mirat për ju dhe familjet tuaja, ka theksuar Hoxha.