Përjashtimi i Kosovës nga EQAR, goditje e rëndë për arsimin e lartë në Kosovë
Prishtinë, 2 mars - Rektorët e Universiteteve Publikë në Kosovë kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me përjashtimin e Agjensionit Kosovar të Akreditimit nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë (EQAR).
"Ne jemi shumë të shqetësuar me vendimin për të përjashtuar Agjensionin Kosovar të Akreditimit nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë (EQAR) në Arsimin e Lartë duke e konsideruar si një goditje e rëndë për Arsimin e Lartë të Kosovës."
"Por, ne besojmëqë Qeveria e Kosovës do të ndërmarrë hapat e duhur me urgjencë për ta riparuar dëmin e shkaktuar. Njëherit, ne si Konferencë e Rektorëve, shprehim gatishmërinë që të ndihmojmë në këtë proces", theksojn rektorët e Universiteteve Publikë në Kosovë.