26 Dhjetor 2024

Përfundoi testi i arritshmërisë për nxënësit e Komunës së Prishtinës

Prishtinë, 22 maj - Nën masa të rrepta të monitorimit sot në Komunën e Prishtinës është realizuar procesi i testi të arritshmërisë për 3.971 nxënës të klasave të IX - ta.

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci ka vizituar disa prej shkollave në të cilat është mbajtur testi i arritshmërisë. Nga kjo drejtori konfirmohet se në të gjitha shkollat procesi ka qenë i rregullt dhe është realizuar sipas planifikimeve të Drejtorisë Komunale të Arsimit.

“Gjatë vizitës, edhe mësimdhënësit u shprehën të kënaqur për krijimin e kushteve për punë. Është hera e parë që testi i arritshmërisë organizohet në këto kushte kur një nxënës është i ulur në një bankë. Paraprakisht që të gjithë nxënësit i kanë dorëzuar çantat dhe telefonat celularë, ndërsa qetësia ka qenë maksimale.\"

\"Testi i arritshmërisë ka filluar me kohë në të gjitha qendrat, ndërsa gjithë administruesit kanë qenë në vendin e tyre në kohën e paraparë. Në rastet kur ka pasur vonesa, menjëherë është bërë zëvendësimi i administruesve”, tha Nagavci.

Nagavci, gjithashtu, tha se deri më tani është konfirmuar se në dy raste të ndara janë identifikuar tentativa për parregullsi, ndërsa paralajmëroi se ndaj atyre personave do të ndërmerren të gjitha masat e parapara konform  vendimit në fuqi.

Të hënën do të kompletohen raportet e plota lidhur me mbarëvajtjen e testit të arritshmërisë, i cili u mbajt në 11 shkolla, ndërsa ishin të angazhuar 260 administratorë dhe 60 vëzhgues. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)