Përfundoi me sukses pjesa e parë e testit Matura Shtetërore
Prishtinë, 29 gusht - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , me sukses ka organizuar pjesën e parë të testit të Maturës Shtetërore 2014 , afati i gushtit. Këtij provimi i janë nënshtruar rreth 23 mijë nxënës të cilët nuk ishin të suksesëshëm në afatin qershorit si dhe ata të cilët për shkaqe të ndryshme nuk kishin mundësinë të hyjnë në provim herën e parë .
Ditën e parë të testit, nxënësit sprovuan dijen e tyre në lëndët : Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Anglisht ndërsa ishin të parashtruara 180 pyetje .
Zëvendësministri arsimi z. Nehat Mustafa njëherësh kryetar i Komisionit Qendror Shtetërorë të Maturës (KQSHM) në një prononcim të shkurtër për media tha se jemi munduar që me kohë ti bëjmë të gjitha përgatitjet që të kemi administrim të suksesëshëm të provimit .
Sipas informatave që kemi nga terreni mund të themi se procesi ka shkuar mirë me përjashtim të vonesave disa minutëshe në disa shkolla . Ndërsa vështirësi teknike patëm edhe aty ku shkollat ishin duke u rinovuar me ç`rast drejtorët komunal të arsimit i bënë zgjedhjet e duhura tha zv/.Mustafa .
Në vazhdim z. Mustafa tha se se vështirësi kishim me disa nxënës të cilët nuk e kishin paraqitë me kohë kërkesën që të hyjnë në provimin e maturës dhe se për këtë çështje kanë vendosur aty për aty kryetarët e komisioneve dhe drejtorët e shkollave të cilët kanë verifikuar arsyeshmërinë e këtij lëshimi nga ana e nxënësve .
Ndërsa sa i përket masave disiplinore të ndërmarra për evitimin e parregulllësive dhe angazhimin e kompanive te sigurimit fizik në këtë proces , zv/ Mustafa tha se të gjithë ata skeptik apo kritik që kanë kundërshtuar apo kanë shprehur rezervat e tyre sa i përket angazhimit të kompanive të sigurimit fizik ne administrimin e testit, tashmë janë bindur se ky ka qenë një ndër veprimet më të mira që kemi ndërmarrë për arsye se me këtë u kemi mundësuar maturantëve më të mirë që të shprehin dijen e tyre të pa penguar nga të tjerët tha zv/.Mustafa.
Ndryshe , testi është mbajtur në 235 qendra ndërsa për administrim të suksesëshëm janë angazhuar mbi 1500 administrues , mbi 700 komisioner ku kryetarë të komisionit në QT ishin kryesisht profesor të Universiteteve Publike .
Procesin e kanë përkrahur edhe pjesëtarët e policisë së Kosovë s të cilët kanë ndihmuar në bartjen dhe shpërndarjen e testeve në qendra të testimit, për të cilët zv/Mustafa shprehu falënderim të veçantë.