29 Dhjetor 2024

Përbërja e Senatit “dikton” kandidaturat për rektor të UP-së

Prishtinë, 11 janar - Universiteti i Prishtinës ka hyrë në zgjedhje të reja të përgjithshme me Ligjin e vjetër për arsimin e lartë dhe kjo, sipas punëtorëve të këtij institucioni, përbën problem për konstituimin e organeve drejtuese të tij.

Një profesor i UP-së, i cili ka folur me kusht anonimiteti, ka thënë se jo pak kandidatë për të udhëhequr Universitetin janë në pritje të konstituimit të Senatit, për të marrë pastaj vendimin nëse do të konkurrojnë për postin e rektorit, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo meqë, sipas tij, asnjëri nga ta nuk dëshiron “të digjet” duke mos mundur të bashkëpunojë me Senatin, ashtu siç ka ndodhur me rektorin e tashëm, Ramadan Zejnullahu.

Ai nuk konfirmoi nëse ka ambicie për t’u përfshirë në organet drejtuese të UP-së, por ka thënë se janë së paku pesë emra profesorësh të UP-së, të cilët pritet të kandidojnë për rektor.

Vetëm njëri ka konfirmuar se synon postin e rektorit.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)