23 Dhjetor 2024

Për mësimin tërëditor duhen plotësuar shumë kushte e kërkesa

Prishtinë, 30 prill - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK)  ka thënë se nuk është e sotme ideja e MASHT-it për  të nisur me mësimin tërëditor.

Tani sipas SBASHK kjo ide ka të bëjë më 29 institucione arsimore, gjegjësisht nga një shkollë në të gjitha komunat e Kosovës. 

Këtë ide me argumente e ka kundërshtuar SBASHK-u edhe vitin e kaluar dhe vazhdon ta kundërshtojë  duke e cilësuar si një eksperiment të ri dhe shumë të dëmshëm  ndaj sistemit arsimor në Kosovë.

"Për mësimin tërëditor duhet shikuar praktikat në vendet e Evropës  dhe do të shihet se nuk janë mësimdhënësit e njëjtë ata që angazhohen në mësimin tërëditor, por janë kuadro shtesë." 

"Po ashtu ky mësim nuk është obligativ për të gjithë nxënësit, por në shkollat e Evropës, që kanë krijuar gjithë kushtet e duhura, nxënësit shkojnë në mësimin tërëditor sipas nevojave  dhe prirjeve të tyre", thekson SBASHK. 

Po ashtu, në ato shkolla sipas SBASHK janë krijuar edhe kushtet shtesë e që janë kuzhinat shkollore dhe ambiente mësimi e rekreacioni.  Këto nuk i ka ende as edhe një shkollë në Kosovë.

"MASHT po ashtu, duhet të di se para pak viteve ishte provuar me një eksperiment  të tillë në disa shkolla të Prishtinës, por kjo u ndërpre në mënyrë të heshtur  pasi ishin krijuar shumë pakënaqësi e revolta te prindërit dhe nxënësit."

"Ideja për mësimin tërëditor mbase mund të realizohet në të ardhmen në  institucionet e Arsimit Parauniversitar të Kosovës atëherë kur krijohen kushte e ambiente të mjaftueshme për punë e veprimtari mësimore  e rekreative, kur të sigurohen kuzhina  dhe kur të sigurohet buxhet i mjaftuar për rekrutimin e kuadrove të reja që do të ndihmonin në realizimin e mësimit tërëditor", konsideron SBASHK.

Derisa nuk ndodhë kjo, SBASHK-u ishte dhe mbetet kundër idesë së MASHT-it lidhur më mësimin tërëditorë
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)