PDK politizon nxënësit
Prishtinë, 8 prill - Komuna e Prishtinës ka reaguar kundër veprimeve të PDK-së në Gjimnazin Sami Frashëri.
Sipas informatave të arritura në Komunën e Prishtinës, të premten e kaluar zyrtarë të PDK-së kanë shpërndarë formularë të ndryshëm partiak për nxënësit e Gjimnazit Sami Frashëri në Prishtinë në objekt të shkollës, thuhet në reagimin e Komunës së Prishtinës.
Komuna e Prishtinës konsideron se ky veprim i PDK-së është shkelje e ligjeve në fuqi dhe e parimeve etike të mbajtjes larg të politikës nga shkolla dhe nga nxënësit, shkruan ORAinfo.
Komuna e Prishtinës do të ndërmarrë masat adekuate, komform ligjeve në fuqi, për ata persona që janë involvuar në këto veprime joligjore.
Komuna e Prishtinës me këtë rast i bënë thirrje PDK-së dhe z.Thaçi të ndaloi menjëherë manipulimet e tilla me nxënës që ende nuk janë as në moshë për të votuar. Involvimi në veprime të tilla i PDK-së tregon vetëm dëshpërimin politik të saj, dhe në veçanti të degës së saj në Prishtinë.