Parlamenti Studentor, viziton Qendrën e Studentëve
Prishtinë, 2 prill - Paralamenti Studentor, ka bërë vizitë Qendrën e Studentëve konkretisht konviktet dhe menzën e studentëve, ku është informuar drejtpërdrejtë nga menaxhmenti dhe studentët, për çështjet e ndryshme, si higjenën në konvikte dhe menzë, gjithashtu infrastrutkurën e brendshme dhe parregullsitë e tjera.
Po ashtu gjatë kësaj vizite, kemi diskutuar me studentët për të gjitha brengat që ata i kanë në Qendren e Studentëve, por gjatë moniorimit përgjithësisht gjendja ishte e mirë.
Menaxhmenti i Qendrës Studentore, përkatësisht drejtori me bashkpuntorë njoftoi që është në konsultë me institucionet relevante për ndërtimin e konvikteve shtesë dhe se kërkesa ka të shumëta për regjistrim të studentëve.
Ne si Parlament, kërkuam që të rikthehet Qëndra e Mjekësisë Familjare ,për arsye se studentët kanë nevojë për një qënder të tillë, duke marrë parasyshë numrin e madh të studentëve në konvikte, ndërsa menaxhmenit na njoftoi që janë duke bërë përpjekje që së bashku me Komunën e Prishtinës ta mundësojnë hapjen e kësaj qendre që është esenciale për jetën e mirfilltë studentore .
Në vazhdën e punës së Parlamentit Studentor, do të vizitojmë edhe njësi të tjera akademike, për ti të monitoruar gjendjen në tërësi dhe problemeve që hasin studentët e Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina.
Ndryshe PSUP-ja përshëndet vendimin e Qeverisë së Kosovës, për uljen e çmimit të pagesave për 50% të banimit në konvikte, menzës dhe pagesave për semestër duke konsideruar se ky vendim është dashur të merret shumë më herët duke parë gjendjen e rënduar ekonomike të qytetarëve .