Parlamenti Studentor kërkon zhbllokimin e UP-së
Prishtinë, 29 korrik - Parlamenti Studentor si organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve, ndihet i shqetësuar me zhvillimet e fundit në senatin e Universitetit të Prishtinës.
Kryetar i Parlamentit Studentor, Egzon Daku ka thënë se duke shikuar punën e organit më të lartë akademik në Universitet ndihemi të shqetësuar me bllokimin e punës së këtij insitucioni.
\"Nuk jemi të interesuar për të analizuar shkaqet e kësaj bllokade pasi që tashmë janë të dituara dhe konsiderojmë se nuk jemi organ relevant për analizimin e kësaj situate mirpo theksojmë se në këtë proces mund të dëmtohen edhe studentët.\"
\"Njëra nga pikat e rendit të ditës në mbledhjen e fundit ishte edhe marrja e vendimit per shpalljen e konkursit për master, pikë kjo e cila nuk arriti të shqyrtohet fare pasiqë nuk vazhdojë punimet mbledhja\", theksoi Daku.
Mos shqyrtimi me kohë i këtij afati sipas tij paraqet problem serioz në vazhdimin e këtij procesi dhe mund të dëmtoj studentët që synojnë të regjistrohen në këtë nivel studimesh, prandaj bëjmë thirrje te senatorët, rektorati dhe ministria e arsimit që të reflektoj në mënyrë që mos të dëmtohen studentët dhe në përgjithësi imazhi i Universitetit.
\"Ritheksojmë se ne nuk jemi pozicionuar e as nuk pozicionohemi në taborre të caktuara por do të jemi të pakompromisë kur bëhët fjalë për mbrojtjen e të drejtave të studentëve\", theksoi Daku.
Edhepse nuk arriti të shqyrtohet kjo pikë, propozimet e rektorit që konkursi për master të jetë në muajin shtator, dëmton rënd studentët absolvent të cilët janë kandidat potencial për të aplikuar në këtë nivelin master të studimeve.
Kjo sepse në muajin shtator është afati i rregullt i provimeve të shtatotrit dhe si i tillë duhet respektuar ngase studentët kanë provime dhe pikërisht në këtë afat mund të diplomojn. Aq më tepër që studentët e kësaj gjenerate nuk kanë qenë të informuar dhe ka shumë raste që kanë refuzuar nota.
Dakut ka pohuar se niveli master i studimeve është vazhdimësi e atij bachelor dhe humbja e një viti nuk sjell asnjë të mirë pos humbjes së vullnetit dhe dëmtimit të një gjenerate, ky trend i mos kursimit të gjeneratave për eksperimente duhet të ndalet edhe nga Universiteti në këtë rast edhe nga instanca tjera në raste të tjera sepse edhe ashtu rinisë sonë mjaftë i është humbur shpresa dhe vullneti! Sado mirë që mund të ketë punuar rektori kërkojmë nga ai që të reflektoj dhe mos të pretendoj se është ai, fjala e të cilit përfundimisht dhe patjetërsisht vendos se cka është mirë e cka keq ngase asnjeher individi smund të jetë i përsosur e aq më tepër që ne jemi shtet insitucional, demokratik, joburokratik dhe si i tillë duhet respektur ligji dhe statuti.