Parlamenti Studentor çmon punën e rektori Rugova
Prishtinë, 30 nëntor - Parlamenti i Studentëve çdo herë ka qenë në mbrojtje të interesave të studentëve, ne kemi ngritur këto çështje si: mungesa e profesorëve në ligjërata, mungesa e ngrohjes nëpër salla ku studentët mbajnë ligjërata dhe çështje tjera të cilat lidhen direkt me interesat e studentëve.
\"Ne si Parlament jemi në vazhdimësi të lidhur me mirëqenien e çdo studenti të Universitetit të Prishtinës, ku përmes një pyetësori që PSUP ka formuluar që shumë shpejt do të jetë në duar të studentëve ku të gjithë studentët do të kenë mundësinë të japin vlerësimet përfundimtare nëpërmjet pyetësorit me të cilin lidhen çështjet akademike si: ligjëratat, orari i provimeve, mbajtja e orarit të konsultimeve, punimet seminarike, mosrespektimi i orarit të provimeve dhe shtyrja e tyre pastaj çështjet administrative në UP si financat etj. Rezultatet e gjithë këtij pyetësori do të publikohen në fund të Dhjetorit ose në mes të Janarit. Parlamenti Studentor është organi suprem i përfaqësimit të interesave të studentëve dhe është organi i vetëm legjitim që përfaqëson zërin e çdo studenti në organet më të larta të Universitetit të Prishtinës, dhe i ftojmë të gjithë studentët që shqetësimet e tyre t\'i paraqesin në zyret tona\", thuhet në komunikatën e PS-së.
Parlamenti Studentor falënderon Rektorin dhe Senatin e UP-së të cilët votuan që gjuha shqipe të jetë në planprogramet e studimeve të Universitetit të Prishtinës, si dhe sjelljen e bustit të atdhetarit të shquar të çështjes kombëtare Hasan Prishtina.
\"Njëkohësisht ju bëjmë thirrje të gjitha partive politike dhe organizatave të cilat nuk e njohin frymën e këtij Universiteti që t\'i largojnë duart nga Universiteti dhe të mos e lëndojnë edhe më shumë këtë institucion akademik, dhe marketingun\", thuhet në komunikatën e PS-së.