22 Dhjetor 2024

Panairi i librit “Prishtina 2012” deri më 10 qershor

Prishtinë, 5 qershor - Në Prishtinë prej dje është hapur edicioni i 14-të i panairit të Librit “Prishtina 2012”, ku po marrin pjesë rreth 80 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Organizatorët u kujdesën të nderonin Atalanta Paskon, të bijën e Mitrush Kutelit, e cila në Panair merr pjesë me shtëpinë botuese “Kuteli”.

Në fjalën e tij, ministri Krasniqi tha po ashtu se për librin për çdo vit po rritet mbështetja nga institucionet dhe ai premtoi se mbështetja do të ketë shumë dimensione në të ardhmen.

“Këtë vit ne kemi dyfishuar buxhetin për mbështetje të librit. Përkrahja jonë do të rritet dhe jo vetëm në kuptimin financiar por edhe në forma të tjera, të cilat do të ndikojnë që libri të jetë sa më shumë i pranishëm në bibliotekat tona dhe që të këtë gjithnjë e më shumë krijimtari të mirëfilltë. Me lejoni që të përgëzoj edhe një herë Shoqatën e Botuesve të Kosovës për punën e madhe që kanë bërë tërë këto vite, e sidomos në këtë vit. Ne do të jemi në vazhdimësi në mbështetje te juaj dhe të gjithë krijuesve tanë të mirëfilltë”, theksoi ai.

Ndërkaq Daut Demaku, kryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, e cila edhe e organizon tash e sa vjet këtë panair, shprehi falënderime për gjithë mbështetësit, të cilët sipas tij, kanë mundësuar që panairi për çdo vjet të jetë edhe sa më cilësor dhe më masiv.

Kryetari i shoqatës së botueseve në Kosovë Daut Demaku tha se këtë vit prezantohen rreth 1600 tituj librash të rinj. “Zakonisht në panaire flitet shumë për librin, nëpër panaire botërore janë thënë fjalë të mëdha e gjëra të mëdha, dhe një prej tyre është se kur hapen panairet nuk është mirë të flitet për librin”, ka thënë Demaku.

Ndër risitë e panairit, për herë të parë në panairin e Prishtinës vjen shtëpia botuese Saras nga Shqipëria.

Panairi Prishtina 2012 do të jetë i hapur deri më 10 qershor.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)