Pagesat e studentëve zbriten 50 për qind
Prishtinë, 2 prill - Me propozimin kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për zvogëlimin e pagesës së semestrit për studentët në nivelin bachelor dhe master të të gjitha universiteteve publike në Kosovë për pesëdhjetë për qind. Studentet do të paguajnë për pesëdhjetë për qind më pak edhe për strehim dhe ushqim në qendrën studentore.
Kryeministri Hashim Thaçi, gjatë mbledhjes se Qeverisë, ka treguar se vendimi do të fillojë të zbatohet prej muajt maj dhe se një veprim i tillë është marrë pas konsultimeve me ministrin e Arsimit dhe me studentët e gjitha universiteteve publike.
Qeveria, duke marr parasysh nevojën e lehtësimit të kushteve për studime për studentët tanë, rreth 60 mijë studentë të universiteteve publike dhe duke dëgjuar opinione dhe nevojat e tyre, por edhe për krijimin kushteve më të lehta për studime, propozoj që të zvogëlohen pagesa për studentët në bachelor dhe master për 50 për qind. Po ashtu, për studentët që ushqehen në mensën e studentëve dhe ata që janë të strehuar në konvikte të zbriten pagesat për 50 për qind, ka thënë Thaçi.