Paga e mësimdhënësve nuk mjafton për jetë normale
Prishtinë, 2 shtator - Kryetari i SBASHKU-ut, Ali Shabani ka deklaruar se duke u bazuar në shportën familjare, paga e mësimdhënësve në Kosovës nuk mjafton për një jetë normale të tyre, megjithatë ai beson se do të ketë lëvizje pagash për mësimdhënësit.
Sipas tij, përfaqësuesit e SBASHK-ut po kërkojnë një takim me kryeministrin Thaçi, ku do të diskutohet për gjendjen në arsim, si dhe për përmirësimin e kushteve të mësimdhënësve.