25 Dhjetor 2024

OVL e UÇK-së sot protestojnë para rektoratit

Prishtinë, 27 nëntor - Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së kanë paralajmëruar për sot protestë paqësore para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës për të kërkuar regjistrimin e studentëve - fëmijë të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës.

E gjithë kjo sipas tyre ka rrjedhur nga mos respektimi i Memorandumit për Bashkëpunim mes OVL-së dhe Rektorit të Universitetit të Prishtinës i nënshkruar më 2009, i cili ka të bëjë me pranimin e studentëve të familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, kur ka paralajmëruar protestën të martën ka thënë se kjo protestë vjen pasi deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu, edhe pse ministri i Arsimit, Ramë Buja dhe Këshilli Drejtues i UP-së i kanë rekomanduar që të zbatohet ky memorandum.

Smajl Elezaj nga Organizata e Veteranëve të Luftës ka thënë se nëse edhe pas të enjtes nuk do të realizohen kërkesat e tyre, protesta do të vazhdojë javën e ardhshme, porse nuk do të japin përgjegjësi nëse situata eskalon.

Në përkrahje të rektorit, Ramadan Zejnullahu, ka dalë Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, duke i kërkuar që mos t’i nënshtrohet kërcënimeve dhe shantazheve dhe të bëjë përpjekje që në këtë Universitet të vendoset rregulli që nënkupton trajtim dhe mundësi të barabarta për të gjithë studentët , profesorët dhe personelin zyrtar dhe që kriteri përcaktues dhe i vetmi duhet të jetë cilësia si për ata që konkurrojnë për një indeks ashtu edha ata që janë të punësuar në këtë Universitet.

Derisa Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i ka kërkuar UP-së që të zbatoj Memorandumin, shoqëria civile për vendimin e ministrit thonë se është tejkalim kompetencash dhe në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë, Neni 13, Pika 2 - 2.3, që thotë \"Bartësit e licencuar te arsimit të lartë gëzojnë të drejtat nga dispozitat e këtij ligji për të: zgjedhur mësimdhënësit dhe personelin tjetër, për të përcaktuar kushte lidhur me pranimin e studentëve, metodat e mësimdhënies dhe vlerësimin e studentëve, të miratuara nga AKA-ja\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)