23 Dhjetor 2024

OSBE sjell trajnime në Universitetin e Prizrenit

Prizren, 2 maj - Nga muaji maj 2013, profesorët e Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prizrenit do të nisin trajnimin e mësuesve të ardhshëm klasor në përdorimin e tabelave elektronike (smart boards), të cilat janë të lidhura në internet, ofrojnë aplikacione interaktive dhe mund të përdoren për punë në grupe.

Nga data 23 deri 27 prill 2013, profesorët kanë marrë pjesë në një trajnim profesional në Agjencinë për Aftësim të Mësimdhënësve të Kroacisë me seli në Zagreb, si pjesë e një vizite studimore të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

\"Vendosja e tabelave elektronike nëpër shkolla ​​fillore paraqet një inovacion të  rëndësishëm pasi që kjo do t’iu ndihmojë mësimdhënësve në Kosovë që të jenë në hap me trendët ndërkombëtare, si dhe të përmirësojnë cilësinë e mësimdhënies dhe ndërveprimin me studentë\", tha Francesco Bigagli nga Njësia e OSBE-së për rini dhe arsim të lartë.

Tabelat e para elektronike do të vendosen në disa shkolla fillore të Kosovës në nëntor 2013 me ndihmën e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), e cila edhe e financoi vizitën studimore dhe blerjen e pajisjeve të nevojshme për Fakultetin e Edukimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)