OSBE promovon të drejtat gjuhësore në Kosovë
Prishtinë, 26 shtator - Me rastin e 26 shtatorit, Ditës Evropiane të Gjuhëve, Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Zyra e Komisionerit për Gjuhët do të promovojnë të drejtat gjuhësore me një sërë aktivitetesh që mbahen nesër në Prishtinë.
Në ora 11:00, para Hotelit Grand do të hapet Panairi i Gjuhëve që ka për qëllim promovimin e gjuhëve të ndryshme evropiane, përfshirë pesë gjuhët që fliten në Kosovë.
Në panair marrin Komisioneri për Gjuhët Slavia Mladenović dhe Shefi i Qendrës Rajonale të OSBE-së në Prishtinë Neil Tobin.
Premiera e një dokumentari mbi punën e Zyrës së Komisionerit për Gjuhët dhe rolit të saj në respektimin e të drejtave gjuhësore do të jepet në ora 18:00 në Teatrin Oda.
Pjesëmarrësve do tiu drejtohen Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Komisioneri për Gjuhët, Slavia Mladenović, dhe Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës, Tim Cartwright.