23 Dhjetor 2024

OSBE lanson fushatën për të drejtat gjuhësore në Kosovë

Prishtinë,  12 shtator - Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Zyra e Komisionerit për Gjuhët kanë lansuar sot një fushatë informuese për publikun për të promovuar të drejtat gjuhësore në Kosovë.

Fushata tre-mujore e titulluar ‘Gjuha juaj është e drejta juaj” ka për qëllim vetëdijesimin e publikut për mekanizmat përkatës për mbrojtje të gjuhëve dhe ankimim, si dhe për rolin e Zyrës së Komisionerit për Gjuhët.

Posterë, fletushka dhe radio spote të prodhuar në gjuhët shqipe, rome, serbe dhe turke gjatë fushatës do të shpërndahen dhe transmetohen në mbarë Kosovën.

“Hartimi i kornizës ligjore dhe të politikave për mbrojtjen e të drejtave gjuhësore, duke përfshirë edhe themelimin e Zyrës së Komisionerit për Gjuhët, grupin punues për gjuhët të Këshillit Konsultativ për Komunitete, si dhe rrjetin për politika gjuhësore ka sjellë përparim të dukshëm në Kosovë,” tha Eduard Pesendorfer, Zëvendës Drejtor i Departamentit të OSBE-së për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete. Tani është shumë me rëndësi të sigurohet se këta mekanizma kuptohen mirë dhe zbatohen në mënyrë të duhur.”

“I inkurajoj të gjithë njerëzit në Kosovë që t’i drejtohen Zyrës së Komisionerit nëse mendojnë se të drejtat e tyre janë shkelur dhe ta përdorin Zyrën si avokues të tyre dhe garantues të të drejtave të tyre gjuhësore,” shtoi ai.

Deri në fund të shtatorit, OSBE dhe Zyra e Komisionerit për Gjuhët do të organizojnë pesë tryeza të rrumbullakëta për zyrtarë të nivelit komunal dhe qendror për tu ndihmuar të adresojnë sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë ofrimit të shërbimeve në gjuhët zyrtare në Kosovë, si dhe të identifikojnë zgjidhje.

Në vitin 2012, botimi i tretë i Raportit për Vlerësimin e të Drejtave të Komuniteteve ka vënë në pah se institucionet e Kosovës shpesh dështojnë të punojnë në përputhshmëri të plotë me kërkesat për të drejtat gjuhësore, gjë që ndikon negativisht në qasjen e komuniteteve në shërbime.   

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. OSBE ka ndihmuar reformimin e Zyrës së Komisionerit për Gjuhët në vitin 2012 dhe vazhdon të ofrojë këshilla dhe trajnime për personelin e Zyrës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)