29 Dhjetor 2024

OSBE dhe Ombudspersoni publikojnë ligjin anti-diskriminim në alfabetin Brajl

Prishtinë, 10 dhjetor - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut më 10 dhjetor, Misioni i OSBE-së në Kosovë së bashku me Institucionin e Ombudspersonit do të publikojnë në Prishtinë Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi në alfabetin Brajl.

Ky ligj do t’i mundësoj komunitetit me shikim të dobësuar, një nga grupet më të ndjeshme në Kosovë, të mësojnë për të drejtat e tyre si dhe për obligimet që institucionet kanë ndaj tyre.

Ligji është pjesë e të ashtu-quajturës “pako ligjore për të drejta të njeriut” që ka për qëllim të sigurojë përfshirje dhe barazi për të gjithë.

Përfaqësues të Misionit të OSBE-në në Kosovë, Institucionit të Ombudspersonit, organizatave të shoqërisë civile dhe bashkësisë ndërkombëtare do të marrin pjesë në ngjarje.

Zëvendës Ombudspersoni, Ibrahim Arslan, dhe Përfaqësuesja e OSBE-së për Tolerancë dhe Jo-Diskriminim, Šehida Miftari, do të bëjnë hapjen e ngjarjes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)