29 Dhjetor 2024

OSBE dhe ministritë përmbyllin programin për praktikantë

Prishtinë, 9 dhjetor - Misioni i OSBE-së në Kosovë, së bashku me Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, do të përmbyllin Programin për Praktikantë 2015 gjatë një konference që do të mbahet sot në Prishtinë.

Programi tre-mujor, i përkrahur nga OSBE, mblodhi së bashku 18 studentë të rinj nga komunitete të ndryshme, të cilët patën mundësi të njihen me politikë-bërjen dhe zbatimin e saj, dhe morën njohuri praktike që do të mund ta shfrytëzojnë në të ardhmen. 

Përfaqësues të Misionit të OSBE-së në Kosovë, institucioneve të nivelit qendror, universiteteve dhe shoqërisë civile do të marrin pjesë në konferencë, ku praktikantët e rinj do të flasin për përvojat e tyre dhe njohuritë e marra.

Gjatë konferencës do të prezantohet edhe faza e dytë e programit për vitin 2016. 

Shefi i Sektorit për Pjesëmarrje të Publikut nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, Oliver Schuett, do ta bëj hapjen e konferencës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)